Një sasi prej 53.1 ton mish importi është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, pasi rezulton i kontaminuar me salmonela typhimurium.
AKU thekson se këto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun shqiptar.
“Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78.1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkesë me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e çdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen”, thuhet në njoftim.
AKU bën me dije se nga janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre, shkruan Ora.
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...