Google ADS

Bllokohen 26 tonë me mish pule nga Brazili

14:58 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se ka bllokuar 26 tonë mish pule me origjinë nga Brazili.

Dyshohet se sasia e bllokuar ka prani të salmonelës SPP dhe bllokimi i ngarkesës është bërë pas rezultateve të analizave të bëra nga ISUV. Mishi u bllokua në pikën e inspektimit kufitar në Durrës. /TopChannel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme