Makineritë e rënda, të cilat shpesh e tejkalojnë peshën e tyre duke dëmtuar rrugët, kanë qenë objekt i një aksioni të Task-Forcës së transportit rrugor. Gjatë aksionit u bllokuan 20 mjete të tonazhit të rëndë dhe u gjobiten mbi 200 të tjera.
Makina me tonazh të lartë që udhëtojnë mbi peshë dhe dëmtojnë rrugët, ose automjete me sisteme të dobëta frenimi që transportojnë udhëtarë.
Këto janë problemet më të shpeshta që ka eveidentuar një aksion i Task Forcës së Transportit Rrugor që po kryen kontrolle në rrugë përmes pajisjeve teknologjike.
Elton Haxhiu, shefi i kësaj taske force, sqaron problematikat më të mëdha që janë konstatuar në terren.
“Problematika më e madhe që ne hasim në terren është mbipesha, është problem shumë i madh, kolaudimi i mjeteve, ka shumë mjete të cilat nuk kanë kolaudim dhe në mjetet që kanë kolaudim shikojmë mangësia të mëdha sidomos tek sistemi i frenimit”.
Drejtuesit e këtyre mjeteve nuk duhet të qetësohet, pasi sipas drejtorit, kontrollet do të vazhdojnë.
“Ky aksion do të vazhdojë, do jetë në të gjithë territorin shqiptar, gjej rastin të bëj një apel për shoferët dhe për pronarët e linjave që të zbatojnë Kodin Rrugor dhe ligjin e Transporteve, mbipesha është problematikë dhe sjell rrezikshmëri të lartë në rrugë, sistemi i frenimit është problem dhe përsëris sjell problem të madh në rrugë prandaj ne duhet të jemi koshient për mjetet që ne kemi dhe për mjetet me të cilat ne punojmë”, shprehet Haxhiu.
Nga kontrollet e realizuara gjatë muajit shtator nga ana e Task Forcës 230 raste janë dërguar pranë Komisionit të Masave Administrative. /ABC News Albania
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...