Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me samitin e radhës të BE që përfundoi sërish pa asnjë zhvillim të ri për Shqipërinë përsa i përket ecjes përpara drejt unionit.
Sipas Berishës, shkak për moshapjen e negociatave është mandati i tretë i Edi Ramës, i siguruar me vota të vjedhura.
“I shfazuar nga ‘JO-ja’ e madhe e liderëve të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në Samitin, në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur qe mban bishtin përpjetë!
Ai rrahu gjoksin, duke thënë si me krenari se: Mu desh të fitoja një mandat të tretë, që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.
Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor, siç pohon edhe vete ai, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë.
Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që pse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë. Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë”, shkruan Berisha.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...