Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë një reagim në rrjetin social “X”, pas përfundimit të vizitës zyrtare në Shqipëri, vizitë kjo e ngjeshur me takime dhe që zgjati për tetë orë.
Ai e vendos theksin te memorandumi i bashkëpunimit që është firmosur me homologun e tij Igli Hasani për shkëmbimet akademike. Sipas Blinken, të rinjtë do të punojmë pa reshtuar, me qëllim ndërtimin e një botë më demokratike.
“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si Fulbright Program, janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë.”, shkruan ai./ n.m.abcnews.al
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...