Google ADS

Blinken nis takimin me Ramën

16:24 | 15 Shkurt 2024
E.K

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në ambientet e Kryeminstrisë ku do të zhvillojë takimin me Kryeministrin Rama, një takim i parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Tiranë.

Ndërkohë Sekretari Blinken mbërriti në Kryeministri në orën 15:47, pasi pak më herët kishte shkuar në ambientet e Piramidës ku mbajtën një fjalë së bashku me Kryeministrin Rama.

Antony Blinken mbërriti në Shqipëri në orën 11:11. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë dhe e gjashta në radhë e Sekretarëve amerikanë të Shtetit./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme