Sekretari i shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha në fjalën e mbajtur këtë të enjte nga Piramida e Tiranës, se është i lumtur për marrëdhënien dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.
“Faleminderit vendi i shqiponjave”,-tha Antony Blinken duke e falenderuar Shqipërinë për mbajtjen e emigrantëve nga Afganistani.
Ai tha se në shekullin e ri, Shqipëria do të jetë përkrahë Amerikës si një aleatë për të ndërtuar një botë më të sigurt. Ai shprehu mirënjohjen për shqiptarët që kanë kontribuar në mbarë vajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve ndërsa tha se shpresonte që këto marrëdhënie të ishin po kaq të frytshme.
“Nëse kjo eksperiencë nuk mund të ndahet atëherë e gjithë bota nuk mund të përfitojë nga kjo eksperiencë sa më shumë të ndajmë përvojën dhe idetë tona, aq më të mirë do të jemi. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i lidhën marrëdhëniet diplomatike më shumë se 100 vite më parë.
Për gjysmën e kësaj periudhe këto marrëdhënie diplomatike nuk ekzistonin, por sot jam shumë i bindur se shekulli i ri, shekulli që vjen, vendet tona do e bëjnë botën një vend më të sigurt. Ju do jeni ata që do e bëjnë këtë. Jam shumë mirënjohës për rolin dhe kontributin tuaj. Dhe shpresoj shumë se edhe në të ardhmen do kemi kontributin tuaj”,-tha sekretari Antony Blinken./euronews.al
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...