Blinken mbërrin në ambasadën e ShBA-së në Tiranë

14:34 | 15 Shkurt 2024
K.B

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka nisur takimet e tij zyrtare në Shqipëri fillimisht nga ambasada e ShBA-së në Tiranë.

Sipas agjendës, Blinken do të ketë një takim me punonjësit e ambasadës për të shprehur vlerësimin për punën e bërë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu, pritet që Sekretari Blinken të zhvillojë takim dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend.

Në agjendë parashikohet një takim me presidentin shqiptar, Bajram Begaj dhe më pas një ndalesë te piramida e Tiranës, ku do të takojë rreth 100 të rinj të cilët kanë pasur mundësi që nëpërmjet studimeve apo programeve të shkëmbimit të përjetojnë eksperiencën amerikane.

Rreth orës 16:00 pritet të nisë takimi me kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe një konferencë e përbashkët për mediat e tyre në ambientet e kryeministrisë./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme