Paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet seanca për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.
Për arsye sigurie, masa për 23 të ndaluarit e protestës nuk do të zhvillohet në qytetin e Kukësit, por në Tiranë. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar mjediset përreth gjykatës në kryeqytet.
Ky është vendimi i marrë nga autoritetet pas një vendimmarrjeje të mëparshme që kishte shpallur Gjykatën e Kukësit si vendin ku do të shqyrtohej seanca për të dyshuarit e protestës së 31 marsit.
Vendimi i beftë i një dite më parë u mor pak orë pasi policia lokale po përgatitej dhe do të kërkonte forca shtesë për sigurimin e rendit në Kukës./Top Channel/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion