Pas arratisjes së dështuar të dy të burgosurve, kjo është masa shtesë e sigurisë që kanë marrë autoritetet e këtij burgu. Mbi hyrjen e këtij institucioni janë salduar zgara hekuri.
Por ndërkohë veç hetimit të prokurorisë, mbi planin e arratisjes së Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetrit, nuk ka ende konkluzione zyrtare, nëse kishte apo jo veç të burgosurve bashkëpunëtorë të tjerë apo policët gabuan nga rutina e përditshme.
Kamerat e sigurisë të kqyrura nga grupi i hetimit e kanë bindur prokurorinë se Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj, që nuk mbaheshin në një qeli shihen shpesh duke frekuentuar xhaminë e 313, pavarësisht besimeve të ndryshme fetare.
Takimi i fundit ku ata shfaqen duke biseduar është të premten, ditën e faljes pra pak orësh para se arratiseshin me litarë. Prokuroria ka zgjeruar rrethin e të hetuarve, veç gjashtë policëve ka vënë nën hetime dhe dy policë të tjerë që me neglizhencë shpërdoruan detyrën.
Megjithatë burimet i thonë Top Channel se gjatë të dielës jo vetëm neglizhenca e policëve, por disa shkelje të tjera për të cilat ende nuk ka përgjegjës tregojnë se siguria pranë 313 nuk ishte optimale.
Efektivët e policisë me shërbim në tarracën ku kryhet ajrosja, për arsye të paqarta atë ditë bëhet me dije se nuk ishin të pajisura me radio dhe kjo ka vonuar njoftimin për arratisje.
Ndonëse efektivët shfaqen në kamera duke i ndjekur këmbë-këmbës të arratisurit të cilët tetë minuta me pasi u prangosen në shesh pushim, i pasqaruar mbetet edhe fakti tjetër se kush e kishte larguar më herët një zgarë hekuri që gjendej mes ambienteve të ajrimit.
Por neglizhenca kryesore lidhet me mos kontrollin e çantës që mbante Fatmir Pjetri ku ishin fshehur litarët, ashtu si edhe mos kontrolli fizik i asnjërit prej të burgosurve.
Burimet shtojnë se prokuroria po verifikon edhe tre te burgosur të tjerë përveç Cepeles, i cili improvizoi suicid, ndonëse grupi i hetimit është i bindur se detyrat e policëve në shërbim janë të caktuara qartë dhe se kjo alibi që pretendohet se shpërqendroi gjithë stafin është e vështire për t’u provuar.
Verifikimi i fundit që po kryhet lidhet me pretendimin se dy ditë para arratisjes së dështuar ku mbeti i plagosur polici Myfit Xheka, është vërejtur një dron mbi institucion.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...