Google ADS

Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PS, Çuçi në vend të Ballës në krye të grupit parlamentar socialist

20:05 | 26 Korrik 2023
KRG

Damian Gjiknuri, një nga figurat më të rëndësishme në krye të PS-së, duket se nuk do të jetë më Sekretar i Përgjithshëm i socialistëve.

Burime brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së, kanë konfirmuar për RTSH-24 se në vend të Gjiknurit është zgjedhur Blendi Klosi.

Aktualisht, Gjiknuri është edhe drejtues politik i PS-së në Elbasan, ndërsa Klosi drejtues politik në Vlorë.

Nga ana tjetër mësohet se ka pasur edhe një rokadë mes Taulant Ballës dhe Bledi Çuçit në krye të grupit parlamentar të PS-së.

Çuçi mësohet se është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Ai do të jetë edhe drejtues politik i PS-së në Berat.

Ndërsa Balla, i cili zëvendësoi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm, do të vijojë të jetë edhe drejtues politik i PS-së në Fier./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme