Ahmet Dalipaj dhe Shaqo Cervanaku, prej 10 vitesh kanë bashkuar bagëtitë në një stan të përbashkët në Bunac të Fierit. Ata kanë 200 dele dhe 250 dhi, me të cilat mbajnë familjet e tyre.
Ndërprerja e organizimit të gëzimeve familjare fejesa, dasma apo ditëlindje, për shkak të pandemisë coronavirus, kanë dëmtuar ndjeshëm ekonominë e tyre. Gjatë kësaj periudhe atyre u është përgjysmuar shitja megjithëse çmimi i shitjes së qengjave dhe kecave zbriti më pak se 300 leke kilogrami.
Dy çobanet janë të detyruar të përshkojnë shumë kilometra për të shitur qumështin, ndërkohë që edhe ujin e transportojnë me mushka. Shkak për këtë është amortizimi i rrugës që është ndërtuar në vitin 1920, e cila lidh gjithë fshatrat e kësaj zone.
Këta çobanë me përvoje 30 vjeçare kërkojnë ndihmë për gjendjen në të cilën ndodhen pasi edhe përmbytjet nga lumi Vjosë kanë shkaktuar disa herë dëme këtë stan.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...