Tre vite më parë i ekzekutuan djalin mbi kalë. Ndërsa ka qenë një bilanc tejet tragjik ai i konfliktit me armë në mesnatë në Velipojë me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur pas sherrit pë shezllonët.
Protagonistë të konfliktit janë pronarëve të dy bizneseve, Ferracaku dhe Gocaj.
Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” u konfliktua me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazh.
Si pasojë mbeti i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj, raporton noa, transmeton portali arbresh.info
Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Kujtim Ferracakut që u vra sonte tre vite më parë iu ekzekutua djali në Shkodër.
Si u vra Arjan Ferracaku?
Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve.
Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba.
Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...