Edhe në këtë periudhë të vështirë që po përjetojmë, aktivitetet e trafikantëve të drogës nuk ndalen. Policia italiane e Perugia që po zhvillonte kontrolle të shumta në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit policia vuri re një Mercedes që udhëtonte drejt Spoletos.
Verifikimi i menjëhershëm i targave bëri të mundur të konstatohet se makina ishte e regjistruar te një burrë që banonte në Toscanën e sipërme. Makina u vu nën vëzhgim për të verifikuar arsyet e pranisë në territorin e Assisi.
Sapo u ndalua, shoferi – një biznesmen shqiptar rreth 40 vjeç – u nervozua menjëherë dhe dukej i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të shpjegonte arsyet për të cilat ishte në Umbria, veçanërisht në këtë moment kur kushtet aktuale shëndetësore kufizojnë lëvizja e personave fizikë në të gjithë territorin italian.
Ai u shoqërua në komisariat ku dhe u kontrollua makina. Në një fund të dyfishtë të bagazhit të pasëm, të mbyllur me bravë elektrike me telekomandë, ishin 5 kilogramë kokainë të pastër e ndarë në disa pako dhe më shumë se 19 mijë euro të fshehura brenda dy çorapeve. Shqiptari u vu nën arrest.
Kokaina u analizua në Laboratorin e Substancave Narkotike të Komandës Provinciale të Perugia dhe u konstatua se 5 kilogramët do të kishin dhënë një sasi të konsiderueshme më shumë se 1.5 milion euro për tregtarët e drogës.
Përveçse për drogën, shqiptari u padit edhe për shkelje të dispozitave aktuale në lidhje me lëvizjet e pajustifikuara në territorin italian. Kjo është një nga sasitë më të mëdha të kapura në Perugia në vitet e fundit./lapsi.al/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...