Shoqata “Biznesi për biznesin” deklarohet se mbështet protestën nga ana e qytetarëve në Kukës kundër tarifës për Rrugën e Kombit.
Kjo shoqatë ka kërkuar nga ana e Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha organeve ligj-zbatuese që të lirohen protestuesit. Për këtë shoqatë, taksa duhet hequr dhe se kjo gjë mund të arrihet me negocim.
Reagimi i shoqatës:
DEKLARATË PËR SHTYP
Shoqata Biznesi për Biznesin, si një nga mbështetësit e protestës kundër taksës në rrugën e kombit, shpreh keqardhjen për degradimin e saj në dhunë. Qëllimi ynë ishte mbetet për ta hequr taksën, por kjo të arrihet me negocim. Prandaj anëtarët e shoqatës vazhdimisht kanë bërë thirrje për qetësi.
Dje dhe sot ka përpjekje për ta përdorur protestën për qëllime frikësimi dhe persekutimi. Dhjetra forca speciale janë sjellë në Kukës duke mbjellë terror dhe frikë, kanë ndaluar shumë protestues në kundërstim me çdo rregull dhe ligj. Ne i bëjmë thirrje policisë, gjyqësorit, prokurorisë dhe qeverisë, lëshoni protestuesit sa më pare. Nga ana tjetër, nënvizojmë qëndrimin tonë kundër taksës në rrugën e kombit, sepse është e padrejtë./shekulli/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...