Bizneset në Pogradec kundër impianteve të përpunimit të ujërave

08:37 | 20 Qershor 2024
R J

Biznese dhe operatorë turistike që operojnë përgjatë gjithë vijës liqenore nga Lini në Tushemisht janë kundër vendosjes së impianteve të përpunimit të ujërave të zeza dhe të bardha.

Sipas tyre aktet normative që i urdhërojnë të marrin masa për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave që shkarkohen në liqen nuk kanë të bëjnë me këto biznese dhe operatorë turistikë, pasi sipas tyre Pogradeci dhe fshati turistik i Tushemishtit ka një impiant me kapacitet shumë herë më të madh se shkarkimet brenda këtij impianti.

“Jemi mbledhur për problematikën e Pogradecit, për impiantet e ujërave të ndotura që është marrë në gjithë Shqipërinë. Është akt shumë i mire, turizmi kështu zhvillohet por Pogradeci dhe Bucimasi ka impiant për përpunimin e mbetjeve. Investim nga KFË, kapacitet të parashikuar me rritje të popullsisë që sot nuk e kemi, janë marrë e për ndërtimet e mendojmë se impianti ekzistues është Ok dhe për vite të tjera”, tha Roshi Tollozhina, operator turistik

“Është diçka e tepërt që i faturohet biznesit. Pra, është për tu përgëzuar nisma e qeverisë që të rregullojë hedhjen e ujërave të zeza por Pogradeci nuk e ka këtë problematikë. Ka patur investime dhe ka kapacitet që e përballon 3-4 fish këtë popullsi. Pogradeci nuk e ka këtë problematikë. Unë do dëshiroja te mire kuptohej, veshi i shurdhët, para absurdit, nuk vazhdon për aspektin ekonomik, nuk ka fuqi ekonomik. Vjen natyrshëm, nuk dëshirojmë atë gjë, duam të mirëpresim njerëzit, por çdo njeri reagon në ekstrem e mund të bojkotojmë shërbimin “, tha Ilir Tasellari  operatorë turistik

Bizneset dhe operatorët turistik të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës liqenore kanë nënshkruar një peticion ku mes të tjerave bëjnë me dije se në rast se problemi nuk merr zgjidhje nuk do të ofrohet asnjë shërbim ndaj turistëve vendas e të huaj./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme