Shtrenjtimi i kredive nuk ka stepur bizneset në marjen e huave për qëllime investimi. Sipas një raporti të fundit të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka pasur një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve.
Kërkesat e bizneseve për financimin e aktivitetit të tyre, duket se nuk janë frenuar as nga normat e larta të interesit dhe as nga disponueshmëria e likuiditeteve të larta nga ana e bizneseve. Po ashtu edhe bankat tregtare i mbajtën të pandryshuara politikat e kreditimit për bizneset. Por pavarësisht mbështetjes së ekonomisë me hua bankat vijojnë të mbeten të kujdesshme në vlerësimin e rrezikut që ato perceptojnë mbi situatën makroekonomike në vend.
Shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e ulët në tremujorin e katërt. Më favorizuese kanë qenë politikat e krredidhënies për qytetarët.Në raport theksohet se bankat vijuan të ndjekin politika lehtësuese për kreditimin e individëve, për të katërtin tremujor në radhë. Bankat lehtësuan standardet e kreditimit, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato konsumatore, të nxitura nga një ambient me konkurrencë të lartë, si edhe nga një perceptim për praninë e rrezikut më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësve.
Individët vijuan të shfaqin kërkesë të lartë për kredi edhe në tremujorin e fundit si për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në nëntor të vitit të kaluar niveli huasë për ekonominë ka qenë më i lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë..Në nëntor bankat e nivelit të dytë kanë aprovuar rreth 7 miliardë lekë hua të re më tepër për bizneset por edhe për individët.
Shifra pozitive kredia ka shënuar edhe në totalin e portofolit të dhënë për ekonominë. Në tremujorin e parë të vitit 2024, bankat presin të kenë politika favorizuese të kreditimit për zgjerimin e investimeve, si edhe në mbështetjen e ushtrimit të aktivitetit të bizneseve të vogla e të mesme. Nga ana tjetër edhe kërkesa për kredi nga bizneset pritet të jetë më e lartë në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit dhe për çdo lloj qëllimi përdorimi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...