10 persona janë vënë nën hetim në Kukës për për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Të akuzuarit B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., me banim në Kukës ushtronin aktivitetin në bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të pa regjistruar/siguruar.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”
Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, finalizuan operacionin policor të koduar “INFORMALITY – 1”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht: B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës. Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të pa regjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit. Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”./TCH
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...