Shqipëria po përballet me situatën më emergjente të dekadave të fundit, pas tërmetit që goditi vendin duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.
Mijëra shqiptarë, të pasur dhe të varfër, anembanë botës, u mobilizuan duke dhuruar para, ndihma ushqimore dhe rroba për të prekurit nga tërmeti. Solidaritet i jashtëzakonshëm u tregua edhe nga shqiptarët e Kosovës, të cilët ofruan shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Shqipëria, ndërsa u gjenden edhe në frontin e rrënojave duke ndihmuar.
Për në këtë situatë emergjente, ka edhe nga ata që nuk u solidarizuan, por zgjodhën të bëjnë biznes me tragjedinë e shqiptarëve.
Ndryshe nga Vlora dhe Golemi që ofruan të gjitha strukturat e hotelerisë për të dëmtuarit nga tërmeti, Pogradeci dhe Korça , jo vetëm që nuk ofruan asgjë falas, por rriten edhe çmimet për të gjithë qytetarët që u shpërngulen drejt rajonit juglindor.
Sipas denoncimeve të mbërritura në Gazetën SHQIP, biznes me tragjedinë e vëllezërve vendosi të bëjë Hotel Millenium, ku në mënyrë të turpshme raportohet se ka rritur çmimet për një natë qëndrimi nga 3 mijë lekë të reja, në 4 mijë lekë.
Të njëjtën linjë raportohet se ka ndjekur edhe Hotel Voloreka, i cili ka vendosur të bëjë biznes edhe në këto ditë paniku për shqiptarët. Qytetarë që janë drejtuar për akomodim në këtë hotel, raportojnë se kanë paguar 5 mijë lekë nata, çmim që mbante edhe para tërmetit.
Pronarët e këtij hoteli kanë refuzuar të solidarizohen dhe të bëjnë ulje për qytetarët që janë drejtuar aty, disa nga paniku dhe disa se nuk kanë çati mbi kokë.
Po mikpritja e shqiptarit ku mbetet? Apo kjo vlen vetëm për të huajt?
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...