Google ADS

Bilisht, plagoset një 39 vjeçar

22:41 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Një 39 vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një zënke banale në qytetin e Bilishtit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 në një lokal të qytetit.

Policia thotë se fillimisht, autori i dyshuar dhe i plagosuri janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës, shkruan Top Channel.

Shkak i zënkës besohet se kanë qenë motive banale, ndërkohë që dyshohet se të dy personat kanë qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri është shoqëruar për në Spitalin e Korçës ndërkohë që policia është në kërkim të autorit të plagosjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme