Bild Zeitung boton një artikull, ku bën fjalë për manipulim zgjedhjesh më 2017 në Shqipëri duke i bashkangjitur edhe protokolle nga përgjime telefonatash. Ndërsa “Neue Zürcher Zeitung” i kushton një analizë procesit të afrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Bild Zeitung: -“Shqipëria është një vend i bukur, por dhe një nga vendet më të prapambetura të Europës. Për turistët një vend i virgjër dhe me çmime të favorshme që ia vlen të vizitohet. Por ky vend rrezikon të zhytet në kaos: Ndërkohë konsiderohet si një republikë e drogës, si Kolumbia e Europës. Dhe Shqipëria riskon të bëhet një rrezik për Ballkanin e paqëndrueshëm. Një nga arsyet është, se ajo po degradon në një republikë të mafies, ku klanet kriminale dominojnë politikën dhe jetën publike. Korrupsioni është normal. Po ashtu si edhe blerja e votave në zgjedhje.” …
“Prej muajsh ka demonstrata masive. Opozita akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama, se i ka manipuluar me ndihmën e mafies zgjedhjet parlamentare më 2017, duke blerë vota dhe duke i vënë nën presion përkrahësit e opozitës e madje edhe duke i penguar ata të votojnë.” Gazeta Bild artikullit i ka bashkangjitur edhe botimin e segmenteve të reja nga protokollet e përgjimeve të hetuesve shqiptarë, përmes të cilave kuptohet, të ketë pasur një plan sistematik të partisë socialiste në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve më 2017.
Qëllimi: manipulimi i zgjedhjeve, blerja e votave, intidimidimi i zgjedhësve të opozitës, shkruan Bild Zeitung, duke publikuar edhe regjistrimet audio të bisedave telefonike mes zyrtarëve dhe përfaqësuesve lokalë në rrethe si dhe një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi.
Modeli i deri tanishëm i BE-së për zgjerimin has në Ballkan në limitet e veta, nënë këtë titull “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) analizon situatën sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më kot kryesia e BE-së përpiqet të gjejë një konsensus për vazhdimin e procesit të zgjerimit. Modeli i shkëmbimit “reforma kundrejt integrimit” është bllokuar, shkruan NZZ: -“Që në shumë vende anëtare ka rënë fryma për zgjerimin, këtë e tregoi edhe fakti, se Komisioni raportin vjetor e publikoi pas zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, për të mos u dhënë me rekomandimin e vet për hapjen e negociatave argumente partive populiste të djathta në Europën Perëndimore. Ndërkohë që disa vende në Europën Lindore e mbështesin anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Ndër to edhe Polonia nga ndërmarrë një nismë në favor të integrimit të këtyre dy vendeve.” …”Deri tani po avancojnë në mënyrë të çalë negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi. Se sa delikat është procesi këtë e tregon edhe nisma holandeze, që i kërkon Brukselit të rishikojë pas 10 vjetësh liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Haga ankohet për rrjetet kriminale dhe imigracionin ilegal nga ky vend.” …
“Që modeli i deritanishëm i zgjerimit të BE-së ka hasur në limitet e veta, këtë e ka bërë të qartë në mënyrë indirekte edhe vet e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini. Ajo tërhoqi vëmendjen duke publikuar raportin e progresit, se duhet të vlerësohen arritjet e këtyre vendeve. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë dëmtohet kredibiliteti i BE-së në rajon e më gjerë. Mos pranimi i “arritjeve historike” si kompromisi i emrit të Maqedonisë minon stabilitetin dhe pengon reformat e mëtejshme. Por edhe pse Mogherini përbetohet për këtë linjë, fakt është që procesi i shkëmbimit, sipas të cilit vendet kandidate të ofrojnë reforma dhe qëndrim konform gjeopolitik në këmbim të hapave të integrimit me BE-në, prej kohësh nuk po funksionon”, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”./DË
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...