BILD nxjerr përgjime të reja: Gjiknuri bisedon me Imer Lalën për blerje votash

21:33 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër.

Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Kështu shkruan BILd për përgjimet e fundit që ka publikuar.

Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri, shkruan BILD.

Përgjimet tregojnë përse biznesi zgjedhor paguan për të gjithë të përfshirët:

Socialistët mbetën në pushtet.

Liderët e policisë u promovuan.

Bosi i mafies mori premtimet e mosndëshkimit.

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

Përgjimi 2:

Vajza: Po ti ku je, përveçse u çove nga kafja?

Imer Lala: Unë në 10:30 kam një takim me atë robin.

Vajza: Po

Imer Lala: Do shkoj në zyrë Sa të dal të bëj telefon sepse pastaj jam për pogradec.

Në përgjimin numër 3biznesmeni Imer Lala bisedon në telefon me një panjohur.

Përgjimi nr 3:

Imer Lala: O zotëri po ku je mor se i rash telefonit.

I panjohuri: E kam mbyll atë.

Imer Lala: E ke mbyll atë numër?

I panjohuri: Për momentin. Çkemi ça bone?

Imer Lala: Hiç isha tek ai bab loku i madh (Edi Rama). Se si dolëm.

I panjohuri: Po?

Imer Lala: Po qesh me Qifin parës.

I panjohuri: Ëhëëë.

Imer Lala: Po ti mos e rruj leshin për asnjë gjë.

I panjohuri: Ene…

Imer Lala: Po a do vish sot andej e flasim, apo jo…

I panjohuri: Nuk kuptohet …

Imer Lala: Hajt se do vij atje unë sot…

Përgjimi katër:

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme