Bilanci i pandemisë, 53 të infektuar në 24 orë

21:30 | 2 Qershor 2022
L G

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 594 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar koronavirus në Shqipëri.

Edhe në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa 34 persona kanë rezultuar të shëruar. Aktualisht në spitalin COVID3 të kryeqytetit po marrin trajtim 3 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 594 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:

28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.

Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 594

Testime totale 1,830,218

Raste pozitive 276,275

Raste të shëruara 272,471

Raste Aktive 307

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203

Fier 33

Vlorë 22

Gjirokastër 18

Durrës 9

Korçë 8

Elbasan 4

Shkodër 3

Dibër 3

Lezhë 2

Berat 1

Kukës 1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme