Bien nga lartësia e banesës dy persona në Tiranë

16:11 | 21 Qershor 2020
Arbresh.info

Policia e Tiranës njofton se sot rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, shtetas iranian.

Ata u dërguan menjëherë në spital pasi kanë marrë lëndime të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme