Sistemi bankar vijon të paraqesë qëndrueshmëri dhe likuditet në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se në dy muajt e parë të vitit, borxhi që bankat i kanë ofruar qeverisë në ankandet e bonove të thesarit ka qenë gati dy herë më i lartë nga kërkesa e saj. Si rezultat, interesat e bonove kanë nisur të ulen sërish drejt minimumeve historike.
Ekspertet konstatojnë se zhvillimet në tregun financiar dëshmojnë se ekonomia ka tepricë kursimesh, ku edhe pse interesat janë më të ulëta edhe sesa inflacioni, depozitat vazhdojnë të rriten më shpejtë se kreditë.
Sipas të dhënave nga BSH-ja, në janar depozitat në banka arritën në 1 trilion e 14 miliardë lekë, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me një vit më parë.
Por ndërsa depozitat janë rritur, kredia ka mbetur thuajse në të njëjtët tregues krahasuar me vitin 2016.
Por këtë vit sipas eksperteve bankar situata mund të ndryshojë. Qeveria ka lajmëruar se do të nisë një program investimesh prej 1 miliard euro, i cili pritet të gjallërojë kredinë duke hapur një treg të ri, ku bankat të kanalizojnë kursimet e publikut.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje