Google ADS

Bie tregu i fondeve të investimit në Shqipëri

14:54 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Tregu i fondeve të investimit në Shqipëri ka pësuar një rënie të lehtë gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, totali i aktiveve në fund të vitit llogaritet 65 miliardë lekë, rreth 2.3% më pak krahasuar me vitin 2015.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 64.37% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 10.44%, krahasuar me fundin e vitit 2015.

Në fund të vitit të kaluar, numri i individëve të anëtarësuar në fondet e investimit ishte 29 mijë, në rënie me afro 9% krahasuar me një vit më parë. Rreth 99.99% e anëtarëve në fond janë investitorë individualë.

Aktualisht, në tregun e fondeve të investimit veprojnë tre subjekte, Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Invest dhe Credins Premium.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme