Në muajin prill 2017 numërohen 150 aksidente rrugore. Në krahasim me prill 2016, numri i aksidenteve është ulur me 14,8%. Sipas raportit të publikuar të enjten nga Instituti i Statistikave, numri i të aksidentuarve është 190 persona nga 222 që ishte një vit më parë.
Edhe si katër-mujor, raporton INSTAT-i, numri i të aksidentuarve është ulur 7,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të vdekur gjatë muajit prill është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8%.
INSTAT raporton se aksidentet rrugore, në 91,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.
Në prill 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 18.0%.
Për hartimin e raportit INSTAT është bazuar në të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme/Drejtoria e Policisë së Shtetit
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...