Google ADS

Bie nga muret e kalasë së Gjirokastrës, 39-vjeçari grek dërgohet në spital

07:45 | 4 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Një shtetas grek ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër. Rreth orës 22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç.

Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme