Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë 58 vjeçari në Tiranë

12:44 | 27 Gusht 2024
E.K

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në kryeqytet, me pasojë vdekjen e një 58 vjeçari.

Sipas policisë, 58 vjeçari ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër ku po punonte.

Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme