Bie nga kati i tretë, humb jetën një person në Gjirokastër

09:51 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Një person në Gjirokastër ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme, në spital.

Viktima është Gëzim Malka, 63 vjeç i cili mendohet se pasditen e djeshme ka rënë nga kati i tretë i spitalit të Gjirokastrës ku ishte i shtruar.

Malka nga një fshat i Përmetit është rrëzuar pasditen e djeshme, e shtunë, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë mëngjesin e së dielës.

Lidhur me rënien e tij, policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë hedhur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme