Google ADS

Bie në kontakt me rrymën, vdes gjatë punës një 31 vjeçar në Shqipëri

19:57 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mësohet se viktima me inicialet Sh.D, ka qenë duke punuar me betoniere në një magazinë ku aksidentalisht ka rënë më pas në kontakt me rrymën elektrike, kontakt i cili rezultoi fatal për të riun.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.10.2017, në Rrogozhinë, shtetasi SH.D, vjeç 31, banues në Rrogozhinë, duke punuar me betoniere në magazinën e shtetasit DH.B, vjeç 45 banues në Rrogozhinë, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si ngjarje aksidentale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme