Sigurimi i bukës ka qenë sfidë për shqiptarët për shumë kohë. Por në ekonominë e tregut fermerët mësuan të kultivojnë atë që sjell fitime. Vit pas viti kultivimi i drithit shënoi rënie ku edhe në Qarkun Elbasan përllogaritet se u mbollën shumë hektarë më pak grurë.
“Sivjet shume pak është mbjell gruri, është shumë i pakët nga vitet e tjera, qe lagështi e madhe dhe gruri nuk behet. Plehrat janë shtrenjtë, që kështu ne nga shteti nuk kemi ndihmë, punimet, frezimet janë të shtrenjta. Me 23-24 me 20 është freza.“
Fermerët e fshatrave të Cerrikut rendisin çmimet e larta që nga plugimi deri tek korrja e drithit mes shkaqeve që po i largojnë nga tradita e kultivimit të drithit.
“Për arsye se ishte çmimi i shtrenjtë, qoftë nga plehu qoftë nga fara e grurit, shumë e shtrenjtë. Nuk bëhet fjalë se nuk ka lekë me punu, të tëra shtrenjtë, fara shtrenjtë çdo gjë shtrenjtë. “
“S’patëm mundësi, s’na la shiu. Kanë mbjellë ca sipas tokave. Tek tokat e kulluara kanë mbjellë ata ku është uji nuk kanë mbjellë. “
Në Qarkun Elbasan, në bashki të veçanta si ne Librazhd, Prrenjas e Peqin të dhënat qe japin zyrat e bujqësisë tregojnë se kultura e grurit nuk po preferohet më./euronews.al/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag