Bie çmimi i naftës në Shqipëri, rritet benzina

15:28 | 15 Shtator 2022
E.H

Bordi i Transparencës  në shqipëri ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.

Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet 224 lekë/litri, 8 lekë më pak se ç’shitej deri tani.

Një litër benzinë do të shitet me 198 lekë, 6 lekë më shumë nga sa shitej deri tani.

Ndërkohë çmimi i gazit nuk ndryshon dhe do të vazhdojë të shitet 78 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme