Gledis Nano me të marrë postin e drejtori të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka premtuar se do të rrisë bashkëpunimin me qytetarët.
Kështu tha ai në fjalën e tij të parë përshëndetëse gjatë ceremonisë së betimit.
Ai është shprehur se është në dijeni të sfidave që e presin në këtë post të ri dhe u angazhua se do të çojë përpara reformat në Policinë e Shtetit.
“Ky institucion është një pjesë e jetës sime që kërkon angazhim. Sfidat janë të shumëfishta, puna duhet të çohet para. Qytetarët presin standard, ne do të bëjmë maksimumin për t’i arritur. Kërkoj nga qytetarët ta konsiderojnë policinë si partner. Bashkëpunimi qytetar-polici të forcohet sa më shumë. Ne synojmë një polici më të trajnuar, mirëmenaxhim të burimeve njerëzore të bazuara nga meritokracia. Do të çoj përpara reformat në policinë e shtetit. Kërkoj angazhim maksimal nga çdo efektiv”, u shpreh Gledis Nano, shkruan A2.
Ai u emërua në detyrën e kreut të Drejtorisë të Anti-terrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit.
Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.
Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin.
Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...