U zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Sandër Beci, para Presidentit Ilir Meta.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimi të Gjykatës së Lartë, Beci u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presidenca tha në një njoftim për shtyp.
Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Beci në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës së Zyrës Tejoqeanike të Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit Prokurorial (OPDAT) në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.
Gjyqtari Beci do të jetë anëtari i 8 i Gjykatës Kushtetuese. Beci do të ketë një mandat plotësues prej tre vitesh duke zëvendësuar gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu, Fatmir Hoxhën. Kueshtetueses i duhet edhe 1 anëtarë për të plotësuar të gjithë vendet e saj.
Gjykata Kushtetuese përbëhet gjithësej nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...