Betimi i Begajt si president, Borrell: Urime! Pres të ecim përpara drejt rrugës në BE

19:29 | 24 Korrik 2022
A. B.

Kryetari i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si president i Shqipërisë, duke e uruar këtë të fundit për postin e marrë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Borrell shkruan se mandati i Begajt vinte në moment historik kur Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe se kjo rrugë duhej të vazhdonte.

Reagimi nga Josep Borrell

Urime Bajram Begajt për betimin si President i #Shqipërisë.

Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së.

Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE.

Ne jemi #Së bashku më të fortë. /arbresh.info/

lexo edhe:

Betohet presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme