Një punëtor shqiptar punon rreth tre javë e dy ditë më shumë se një evropian.
Sipas statistikave të INSTAT për vitin 2016, një shqiptar me pagë ka punuar mesatarisht në javë 42.9 orë, ose rreth 2.6 orë më shumë se mesatarja e orëve të punës së 28 vendeve anëtare të BE-së.
Një punëtor shqiptar punon rreth tre javë e dy ditë më shumë se një evropian.
Në BE, të punësuarit me kohë të plotë në Angli raportojnë orët javore më të gjata të punës në 2016-n, me 42.3 orë, 0.1 orë më pak se në 2014-n dhe në 2015-n, shkruajnë mediat shqiptare.
Ata ndiqen nga të punësuarit në Qipro me 41.7 orë, Austri me 41.4 orë, Greqi 41.2 orë, Poloni dhe Portugali me 41.1 orë.
Të punësuarit në Danimarkë raportojnë më pak orë pune në një javë, vetë 37.8 orë, përcjell albinfo.ch.
Në 28 vendet anëtare të BE-së, orët javore të zakonshme në një javë janë rreth 40.3, njësoj si në 2015-ën.
Shqipëria, njësoj si Spanja dhe Portugalia, paguajnë 22 ditë pune leje vjetore. Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian, 20 nga 28, kanë vetëm 20 ditë leje të paguara nga punëdhënësi, ndërsa Luksemburgu, Franca, Austria dhe Danimarka paguajnë 25 ditë leje vjetore.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...