“Vendimin për modalitetet e përfundimit të vitit shkollor, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për nxënësit dhe studentët, do t’i publikojmë në ditët në vijim, para fundit të prillit” kështu është shprehur ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një video mesazhi të publikuar në Facebook.
Ndër të tjera Shahini ka theksuar se ministria e Arsimit ka dy skenare për rikthimin në shkolla por edhe për mbylljen e vitit shkollor në këto kushte.
Shahini tha se plani i ministrisë është që të mbyllin vitin shkollor në qershor dhe mos ketë pengesa për nxënësit që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit. Por ky është një plan optimist ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në ditët e ardhshme
“Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor, do ta kemi në fund të prillit. Po shohim situatën me koronavirusin sesi po zhvillohet ajo dhe po presim një vendim nga taks forcë për koronavirusin nëse do të kthehemi në shkolla apo jo. Sidoqoftë ne i kemi të gjithë skenarët gati si në rastin që të kthehemi në shkolla si në rastin që nuk kthehemi në shkolla dhe do të zbatojmë njërin nga këto skenarë”, ka thënë Shahini.
Shahini ka theksuar se në fund të prillit, do të botohen edhe planet e reja orientuese për mature.
“Studentët pyesin për mënyrën si do mbyllet viti akademik. Ne po punojmë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamentit që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitete e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, por në fund të ditës vendimmarrja është e Universitetit. Por në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët edhe për mbylljen e vitit akademik.”
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...