Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar kredinë me vlerë 218 milionë euro për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për ristrukturimin e borxheve të vjetra.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit BERZH ka njohur zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare, duke i konsideruar negociatat si të vështira.
Kjo kredi u nënshkrua fillimisht me 30 qershor 2016, por tani është disbursuar.
“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare për bërjen efektive të Marrëveshjes së Kredisë, të lidhur ndërmjet kësaj Banke dhe KESH sh.a., me vlerë 218 milionë Euro, e cila u nënshkrua me 30 Qershor 2016 me synim ristrukturimin e borxheve të vjetra. Plotësimi i kushteve përfshinte kryerjen e reformave të thella ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë elektrike në funksion të ristrukturimit të kompanive KESH, OST, OSHEE si dhe liberalizimit të tregut dhe krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë,” është shprehur Gjiknuri, përcjell Scan.
Ndërkohë, duke e cilësuar këtë si një garanci më shumë për stabilitetin financiar të sektorit të energjisë, ka shtuar më tej se është zgjidhur problematika mbi marrëveshjen për shlyerjen e plotë të gjitha detyrimeve të ndërmjet kompanive të sektorit.
“Pas një negocimi të vështirë, me ndihmën e BERZH u arrit të plotësohej një nga kushtet më kryesore për disbursimin e kësaj kredie, nënshkrimi i Marrëveshjes për Shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura sipas një skeduli të rënë dakord ndërmjet KESH dhe OSHEE. Marrëveshja për shlyerjen e plotë të të gjitha detyrimeve të prapambetura ndërmjet kompanive të sektorit, arrihet për herë të parë sot, duke bërë të mundur kështu zgjidhjen e një problematike të krijuar dhe trashëguar nga kriza që pësoi sektori energjetik në vitet 2010-2013″, ka shtuar ai.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...