Berisha zbulon ‘paktin’: Vuçiq i kërkoi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik”

22:38 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në RTV Ora tha se si kompromis diplomatik presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar Edi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar.

“Sipas burimeve 100% të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Rama i premtoi Vuçiqit se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë”, tha Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme