Duke folur në Kuvend, ish- kryeministri Sali Berisha sulmoi Edi Ramën për vizitën e këtij të fundit në Berlin dhe hapjen e ekspozitës së pikturave.
Berisha u shpreh se Rama nuk pati asnjë takim, por iu dha një mesazh i qartë.
“Evdin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit, vrapi në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të shkarravinat, Fuga dhe sugari Cakaj hapën lajmet se lideri i tyre, idhulli i tyre do takohej me Angela Merkel dhe kryesorët e Gjermanisë. Shkoi u kthye me bisht në shalë, nuk iu dha asnjë takim, iu ofrua një takim për ti dhënë një mesazh, të cilën ai kurrë nuk do tua thotë ju, e kam fare të sigurta se nuk është zor të monitorosh atë, në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik. Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë psikik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.
Mirë ju që jeni ushtarë të tij, por shqiptarët që e urrejnë gjer në palcë, urrejtja po rritet si temperatura në ethet e malaries, asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj, ndaj dhe mundësisht na jep pak sqarime me ç’’motiv i vutë drynin Kuvendit ditën e enjte, punon njeriu gjithë javën vjen e gjen drynin se i sëmuri patologjiku si po e quajnë rëndom ndërkombëtarët do të shkonte që mes shkarravinave…”, tha Berisha.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...