Google ADS

Berisha zbulon emrin e kreut të Myslimanëve në Shqipëri

23:42 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Ish- kryeministri Sali Berisha komenton garën që do të zhvillohet nesër për kreun e ri të komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ai shkruan se myftiu i Tiranës, Ylli Gurra me mbështetjen e kreut të deputetëve të PS-së, Taulant Balla do të zgjidhet në krye të KMSH-së.

“Fiton Imami i narkoshtetit!

Hei xhemat!

Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj.

Per analogji

Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega!

Rrofte kryeimami i narkoshtetit!

Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që pasditen e sotme u tërhoq papritur nga gara kryetari aktual Skënder Bruçaj.

Disa media këtë lëvizje e lidhën me presionin e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kjo pasi Bruçaj njihet si njeri i mbështetur nga kundërshtari i Erdoganit, Fejtullah Gylen.

Tashmë kandidatët janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme