Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste të madhe në datën 20 shkurt.
Lajmin Berisha e bëri të ditur në fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij, pasi protestuan për disa minuta para Parlamentit.
“Më 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.
20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.
Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë Parlamenti Rama-Linda, Kryeministria e Edvin Kristaq Xhelati, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në dritare.
Protesta e 20 shkurtit përkon me përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Kujtojmë se opozita ka paralajmaruar përshkallëzimin e aksionit opozitar, drejt mosbindjes civile.
Protestat e opozitës po vijojnë me pretendimin se deputetëve demokratë po u shkelen të drejtat parlamentare në Kuvend, ndërkohë që Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani./euronews/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag