Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën që ka bërë me kreun e PD, Lulzim Basha pas fitores së Ramës në vitin 2013.
Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin, me të do të bënin bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit.
“Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013, duke i thënë që nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosim një bashkëpunim sa i përket çështjeve të integrimirt në BE. Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament. “Ty të amnistuan shqiptarët”.
Unë ja dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë nëse ti këput ato lidhje do ti shërbesh vendit tënd, por nëse i mban lidhjet do i bësh gjëmën Shqipërisë”, tha Berisha në një intervistë në emisionin Debati në Channel One.
Sa i takon drejtimit të PD nga Basha, Berisha tha se me zgjedhjen e Bashës ndryshoi edhe gjenerata, ndëresa theksoi se nuk do që pushtetin PD ta marrë me dhunë.
“Në PD ndodhi një ndryshim jo vetëm lidershipi, por ndryshoi edhe gjenerata. Ai përfaqëson gjeneratën e tij. Mund ta akuzosh për shumë gjera, por jo ta akuzosh se po më imiton mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit”, u shpreh ish-kryeministri.
Opozita në shumëfish bën një punë më të madhe sesa unë. Unë jam një njeri sigurisht i përkushtuar në mbrojtje të interesit publik, kurse opozita në këtë periudhë ka bërë një transparencë të jashtëzakonshme. Jam i sigurtë që opozita do tu prijë qytetarëve shqiptarë në një revoltë popullore, në kohët që do të vijnë. Kjo përcaktohet nga lidershipi dhe jo unë.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...