Ish-kryeministri Berisha, ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fb në lidhje me heqjen e konfiskimit të pasurive të Klement Balilit.
Berisha shkruan se konfiskimi i pasurive të “Escobarit” u haq me vendim të Kryeprokurorit dhe Kryegjykatësit, Edi Rama, për shkak të videove të orgjive të tij
Më poshtë statusi i plotë i Berishës:
Kryegjykatesi dhe kryeprokurori Rama hoqi konfiskimin e pasurive te Eskobarit per shkak te videos se orgjive te tij!
Te dashur miq, ne serine e vendimeve te tij gjyqesore, Edvin Kristaq Rama, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i narkoshtetit e tij urdheroi heqjen e sekuestros te vendosur me pare mbi pasurite e droges se Eskobarit te Ballkanit, Klement Balili.
Kete vendim Rama e mori pasi Balili i dorezoi Rames nje kopje te tij dhe ministrave te tij aktual te orgjive dhe erotizmave te shfrenuara te filmuara ne mjediset dhe dhomat e te famshmes Santa Quaranta.
Ky akt vjen ne serine e vendimeve te tij te bllokimit te arrestimit te Tahirit, lirimit te Sotos qe transportonte miliona euro se bashku me Saimir Trafikun ne Elbasan, rikthimin e pasaportes se Tahirit, ekstradimin e financierit te bandes se Habilajve qe kishte shprehur gadishmeri te bashkepunonte me prokurorine si deshmitar i mbrojtur i drejtesise.
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Rames dhe ju bej thirrje qytetareve te pregatitemi per revolten me te fuqishme qytetare per permbysjen e narkoshtetit ne Shqiperi. sb/opinion/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...