Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të pranojë perceptimin publik se ai ka pasur marrëdhënie të vështira me shumicën e ambasadorëve amerikanë.
“Absolutisht jo. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Marsi Ris, një zonjë e vërtetë. Marisa Lino u largua nga Shqipëria dhe erdhi Bob Froik. Ajo u largua pa përfunduar misionin dhe këtu u soll Robert Frouik, ish-këshilltar i 3 presidentëve.
Arvizu? As shqiptar dhe as të huaj nuk do të gjesh kurrë që të thotë se Sali Berisha nuk më respektoi. Ky është një ligj i hekurt për mua. Nëse më thua për gjëra që janë të pamundura dhe dalin jashtë asaj që është mandati yt…” – tha Berisha që tregoi 2 episode ku u ja thënë “jo” amerikanëve.
“Në gjithë jetën time politike kam refuzuar 2 kërkesa që kanë qenë direkt nga qeveria amerikane. E para gjyqi për minoritarët, por edhe atë e korrigjova. Mu kërkua të ndërprisja gjyqin për ta, por në kompetencat e mia presidenciale nuk ishte falja në periudhën e gjykimit.
Nëse jam ky që jam sot, 30 vite më pas nuk do të gjesh kurrë një njeri që të tregojë një ligj që unë shkela, nuk kam shkelur asnjë ligj. Nuk mund të shkelja Kushtetutën. Pasi u dënuan erdhi Riçard Hollbruk ma kërkoi. Po, i thashë. I thashë këtë datë mbaje shënim. Ai u kënaq shumë, ajo ishte kompetenca ime jo ndërprerja e gjyqit.
E dyta përsëri çështje kombëtare. Mu kërkua në Lisbonë që të pranoja të hiqej paragrafi për Kosovën. Heqja e atij paragrafi që e kishte nxjerrë nga ombrella e Serbisë e fuste Kosovën edhe njëherë komplet në ombrellën e Serbisë. I thashë më lehtë e kam të jap dorëheqjen sesa të kthehem si tradhtar në vendin tim” – tha Berisha.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...