Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar dramatik për Shqipërinë e shqiptarët vendimin e parlamentit holandez për vendosjen e regjimit të vizave.
“Vendimi i parlamentit të Holandës për vendosjen e vizave me qytetarët shqiptarë është vendim dramatik për Shqipërinë e shqiptarët. Së pari është i pari vendim i këtij lloji që merret për Shqipërinë. Në kushtet e Shqipërisë për liberalizmin e vizave janë me dhjetëra vende dhe nga këto mbetet vetëm Shqipëria në përputhje me një mekanizëm të KE, nga një prej vendeve themeluese dhe më me peshë në BE dhe NATO, që është Mbretëria e Holandës”.
I ftuar në studion e “Mbrëmje Ide” në ABC News të Mirela Milorit, lideri historik i së djathtës është shprehur se ka informacione të sigurta që edhe vende të tjera po e konsiderojnë vendimin për rikthimin e vizave me Shqipërinë.
“Janë vende të tjera që e konsiderojnë vendimin e Holandës për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Po kam informacione, po ua them me siguri, e kam nga burime serioze që po konsiderojnë vendimin për rikthimin e vizave me Shqipërinë”.
Për Berishën kjo është një oshëtimë botërore dhe mbyll çdo shans për negociatat.
“Kjo ka një oshëtimë botërore. Çfarë e detyroi Holandën të marrë ketë vendim me 2/3, me 105 vota të gjithë spektrit politik holandez? Nuk ka hapje negociatash. Kjo mbyll çdo shans. Do të na ndajë nga Maqedonia e Veriut se Maqedonia ka shtet, kurse Shqipëria ka narko shtet”./abcnews
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për rrëmbim