“5 javë pas shpalljes së karantinës, nga njerëzit në shtrëngesë ekonomike tek biznesi i vogël dhe punëdhënësi i madh, janë të gjithë të lënë në baltë. Ndërkohë qeveria vazhdon të flasë e ti ngopë me lugë bosh, me truke propagandistike si amnistia, e cila nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por një grushti njerëzish për të pastruar paratë e pista”.
Kështu e nis ish-kryeministri Sali Berisha analizën e tij për situatën ku po kalon vendi. Sipas tij çështja më e rëndësishme sipas tij është ekonomia.
“Çështja kryesore sot janë tavolinat e zbrazura të shqiptarëve. Janë xhepat e zbrazur të kryefamiljarëve. Janë dhjetëra të infektuar vetëm në 24 orët e fundit nga fasoneri të pambyllura. Ndonëse kemi 4 javë që e kërkojmë mbylljen e tyre, fasoneritë mbahen të hapura për një arsye fare të thjeshtë: Sepse lekët e shqiptarëve, lekët e taksave që janë rritur këto 7 vite të qeverisjes Rama, nuk shkojnë tek qytetarët, por shkojnë tek oligarkët. Shkojnë në tendera sekretë dhe korruptivë” – tha Berisha.
“Ekonomia po fundoset, bizneset që ditë për ditë detyrohen të largojnë njerëz nga puna. Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi një qeveri të papërgatitur, që diçka thotë në mëngjes dhe e ndryshon në drekë dhe pastaj atë që thotë në drekë e ndryshon prapë në darkë, shpall një masë të premten dhe e ndryshon të shtunën” – tha Berisha.
“5 javë pas nisjes së karantinës ekonomike dhe distancimit social të qytetarëve, kurba e infeksionit vazhdon të sillet njësoj si i pari i qeverisë: me të njëjtën mungesë stabiliteti. Sepse qeveria nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë strategji, nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës as për të frenuar përhapjen e virusit. Ne mbetemi vendi i fundit përsa i përket testimeve. Nëse nuk kryejmë testime nuk mund të kemi informacion të saktē sa i përhapur është virusi.
Në këto pesë javë kryeministri u ka ofruar qytetarëve masa shtrënguese të bollshme dhe llafe me bollëk. Por kur vjen puna te mbështetja dhe ndihma financiare, qeveria dhe kryeministri nxjerrin pikatoren dhe qytetarët nuk kanë marrë ndihmën financiare që ju është premtuar e për të cilën kanë më shumë se kurrë nevojë sot. Nga kjo pikëpamje, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një tjetër provë e mungesës së një plani dhe e dështimit të qeverisë në këto 5 javë për t’u përballur me krizën” – tha Berisha në një intervistë për Syri Tv.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...