Pjesa e vendimit të SHBA për të shpallur “non grata” ishin edhe familjarët e ish-Kryeministrit Sali Berisha.
I ftuar në emisionin Opinion, Sali Berisha është shprehur se bashkëshortja e tij punon pa pagesë prej 15 vitesh në një fondacion për fëmijët autikë.
“Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën e vetë në të njëjtën lagje dhe bashkëshortja ime nuk ka qenë kurrë anëtare e asnjë bordi për të marrë shtesë rroge. Ndoshta mund të jetë nga më të paktat që ka 15 vite që punon çdo ditë pa asnjë qindarkë me fondacionin për fëmijët autikë. Çfarë ka përfituar bashkëshortja ime. I ke përmendur tjetrit gruan, duhet të kesh ca baza kur ja përmend. Është e nderuar me çmime të larta të autizmit, të grave demokrate, të Kongresit amerikan”.
Berisha foli edhe për fëmijët e tij, ndër të cilët tha për djalin se nuk ka lidhje me Gërdecin dhe nuk ka përfituar para publike.
“Djali im në jetën e tij ka marrë 3 ose 4 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe nuk ka marrë kurrë më asnjë rrogë. Nuk ka përfituar qoftë dhe 1 qindarkë nga sektori publik. Pushteti im si Kryeministër shtrohet në sektorin publik. Ai nuk ka përfituar një qindarkë në sektorin publik. Vajza ime ka bërë bilancin, ata kanë punuar 7 vite në Kosovë dhe të ardhurat 7-vjeçare të të dyve arrijnë në 1 milionë e 400 mijë Dollarë” /tvklan.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit