Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjet, nga Kisha Katolike e Tiranës, ku kreu një vizitë mëngjesin e sotëm.
Gjatë vizitës Berisha ka takuar edhe Arqipeshkvin e Tiranës dhe Durrësit, kreun e Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj.
Berisha tha gjatë fjalës së tij se Krishtlindja simbolizon ditën në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.
Berisha shtoi gjithashtu se uronte që ‘magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit’.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar.
Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.
Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar.
Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit. Faleminderit!/A2cnn
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...